Kontrollo përputhshmërinë e pajisjes tënde
Për fëmijët dhe adoleshentët
Family Link ekzekutohet në pajisjet Android me versionin 7.0 (Nougat) dhe versione më të larta. Pajisjet me versionet e Android 5.0 dhe 6.0 (Lollipop dhe Marshmallow) mund të arrijnë po ashtu të ekzekutojnë Family Link. Shiko "Qendrën e ndihmës" për më shumë detaje.
Për prindërit
Prindërit mund të ekzekutojnë Family Link në pajisjet Android me versionin 5.0 (Lollipop) dhe versione më të larta, si dhe në iPhone me iOS 11 dhe versione më të larta.
Gjej se cilin version të Android po ekzekuton
1. Hap aplikacionin "Cilësimet" në pajisjen tënde Android.
2. Lëviz në fund.
3. Trokit te "Rreth telefonit" ose "Rreth tabletit" për të parë numrin e versionit.
Cilësimet
Sistemi
Data dhe ora
Ndezja dhe fikja e planifikuar
Qasshmëria
Përditësimi i softuerit
Menaxhimi i përgjithshëm
Informacion mbi telefonin
Family Link ekzekutohet edhe në Chromebook
Qëndro i informuar kur fëmija yt identifikohet në një Chromebook me llogarinë e vet.
Mëso më shumë