Ndihmo familjen tënde të krijojë zakone dixhitale të shëndetshme
Pavarësisht nëse fëmijët e tu janë më të vegjël ose në moshën e adoleshencës, aplikacioni Family Link të lejon të caktosh rregulla dixhitale bazë për të të ndihmuar t'i drejtosh ata kur mësojnë, luajnë dhe eksplorojnë në linjë.*

Drejtoje te përmbajtjet e mira
Shiko aktivitetin e fëmijës
Jo e gjithë koha para ekranit është e njëjtë. Ndihmoje fëmijën tënd të marrë vendime të shëndetshme për gjërat që bën me pajisjen e vet, me raportet e aktivitetit që tregojnë se sa kohë harxhon fëmija në aplikacionet e preferuara.†
Menaxho aplikacionet e fëmijës
Njoftimet praktike të lejojnë të miratosh ose të bllokosh aplikacionet që fëmija yt dëshiron të shkarkojë nga "Dyqani i Google Play". Mund të menaxhosh po ashtu blerjet përmes aplikacioneve dhe të fshehësh aplikacione specifike në pajisjen e fëmijës.
Ushqeje kuriozitetin e fëmijës
Mund të jetë e vështirë të zbulosh se cilat aplikacione janë të përshtatshme për fëmijën tënd, kështu që Family Link të shfaq aplikacione të rekomanduara nga mësuesit që mund t'i shtosh drejtpërdrejt te pajisja e fëmijës.‡

Monitoro kohën para ekranit
Cakto kufijtë
Varet nga ti që të vendosësh për periudhën e duhur të kohës para ekranit për fëmijën tënd. Family Link të lejon të caktosh kufij kohorë dhe një orar për gjumin për pajisjen e fëmijës, kështu që mund ta ndihmosh atë të gjejë një ekuilibër të mirë.
Kyçe pajisjen e fëmijës
Pavarësisht nëse është koha për të luajtur jashtë, për të ngrënë darkë apo thjesht për të kaluar kohë së bashku, mund ta kyçësh në largësi një pajisje sa herë që është koha për të bërë një pushim.

Shiko se ku është
Është e dobishme të arrish ta gjesh fëmijën kur është në lëvizje. Mund të përdorësh Family Link për të të ndihmuar ta gjesh për sa kohë që mban pajisjen e vet.#